Balla shpërndan reagimin e ambasadës amerikane: Jemi në krahun e duhur të historisë
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërsa ka shpërndarë reagimin e Ambasadës Amerikane dhe të delegacionit të BE, që përshëndetën miratimin nga Parlamenti të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, shkruan se PS është “në krahun e duhur të historisë”.
Me një postim në facebook, Balla shkruan se sot “mori përgjigjen e fortë (të radhës) nga Kuvendi kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi”.

Postimi i plotë:
Në krahun e duhur të historisë,
në ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë,
në rrugën Europiane të Shqipërisë 🇪🇺🇺🇸
Sot Kuvendi përmes votës së 105 deputetëve, pas propozimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përmbylli procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së re Kushtetuese. Tashmë me pesë anëtarë Gjykata Kushtetuese.
Sot mori përgjigjen e fortë (të radhës) nga Kuvendi kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



