Lojtarii Kukësit, rebelohet nga rroga dhe përjashtohet nga skuadra
Kukësi ishte një ndër klubet më aktive në merkaton e verës, sidomos në momentet e fundit të saj. Nga skuadra nënkampione u larguan 14 lojtarë dhe po aq u afruan. Një ndër ta ishte edhe mesfushori nga Guinea, Omar Kamara. Por, tashmë gjërat nuk po shkojnë siç ishin parashikuar te Kukësi.

Mbas 12 javësh kampionat, Kukësi gjendet në vendin e pestë me 18 pikë, i bie një mesatare prej 1.5 pikësh për ndeshje dhe minus 4 pikë nga vendi i parë, që mbahet nga Partizani. Edhe pse në takimin e fundit kundër Laçit drejtuesit e klubit, madje edhe vetë presidenti Gjici, akuzuan për gjykim të njëanshëm, kreu i klubit ka “fshikulluar” edhe ekipin. Gazeta mëson ekskluzivisht se kanë filluar skarcimet në radhët e ekipit verilindor e është pikërisht Kamara ai që e ka pësuar i pari. Kamara është larguar nga klubi kuksian.
Lojjtari prej 4-5 ditësh nuk ka dalë më në stërvitje. Për lojtarin u tha se është i dëmtuar dhe ka probleme me rrëzat e kofshëve e prandaj nuk ka dalë në stërvitje, por edhe pse kjo është e vërtetë, nuk është arsyeja e kryesore e mungesës.

Mbajtja e rrogës – Lojtari në pronësi të Besëlidhjes, i huazuar te Kukësi, është rebeluar dhe është larguar nga ekipi, pasi ai nuk është paguar. Kur të gjithë futbollistët e Kukësit kanë marrë rrogat, 21- vjeçari nuk e ka marrë dhe kjo i ka bërë habi atij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



