E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi u shembën banesat, banorët e Astirit tregojnë ku do e kalojnë natën
Publik News

Pasi u shembën banesat, banorët e Astirit tregojnë ku do e kalojnë natën

Vetëm pak momente më parë, mjetet e IKMT kanë prishur edhe objektin e 33 në zonën e “Astirit”. Nga operacioni që filloi mëngjesin e sotëm, u prishen 15 objekte një katëshe, 11 objekte 2 katëshe, 6 objekte 3 katëshe dhe 1 objekt katër katësh.

Një nga banoret  Mirilda Tili  shprehet se në orën 05:30 u mbush vendi me polici.

Banorja thotë se janë hedhur 4 gaz lotësjellës dhe dy molotov dhe se gjithçka u bë për të patur viktima dhe jo për të trembur banorët.

“U hodh gaz lotësjellës nga policia. Ne ishim të rrethuar nga të katërta anët me polic dhe hodhën edhe molotov.

Natën do e kalojmë jashtë. Na thanë që do prisheshin vetëm 8 banesa të cilat thuhet se kanë marrë dëmshpërblim. Të gjitha banesat dhe bizneset janë prishur me gjithçka ka patur brenda.

Të hidhen 4 gaz lotësjellës dhe 2 molotov, nuk ishin për të trembur por të patur viktima këtu në Astir.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.