E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Olsian Çela  i pari në listë  për Kryeprokuror
Publik News

Olsian Çela i pari në listë për Kryeprokuror

Pas kandidatit Olsian Çela, e dyta ne liste eshte renditur prokurorja e pergjithshme e perkohshme, Arta Marku dhe e treta, kandidatja Fatjona Memçaj.

Raportohet se Olsian Çela ka marrë 459 pikë, Arta Marku ka marrë 406 pikë dhe kandidatja e tretë ka marrë 362 pikë.

Lajmin e bejne me dije  disa burime por ende nuk ka nje njoftim zyrtar lidhur me klasifikimin e bere nga ana e Keshillit te Larte te Prokurorise.

Dje KLP ne tri seanca maratone dëgjoi programet dhe vizionin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. E para që doli para KLP-së ishte Arta Marku, e cila e nisi fjalën e saj duke folur për të shkuarën dhe eksperiencën e saj.

Marku tha para anëtarëve të KLP-së se nëse zgjidhej Kryeprokurore me mandat të plotë, do të përmirësonte treguesit e punës, do të rriste besimin e publikut në sistemin e Prokurorisë dhe do të punonte për tregues statistikorë të plotë dhe të saktë. Marku iu përgjigj edhe pyetjeve për ndikim, politikë, duke thënë se ajo kishte dhënë prova që është e pandikueshme dhe se të vetmen mbështetje që ka pasur, është ajo e ndërkombëtarëve.

E dyta që doli para Këshillit ishte prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj. Kjo e fundit e kishte mbështetur platformën e saj në monitorimin e punës së prokurorëve dhe zgjidhjes së problemeve që mund të kenë. Më tej, prokurorja tha se roli i Prokurorit të Përgjithshëm është që të sigurohet që respektohet ligji.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, ishte i fundit që doli para KLP-së dhe parashtroi platformën e tij. Çela tha se nëse do të ishte Prokurori i Përgjithshëm, do të bënte ndryshime rrënjësore në këtë institucion, duke e bërë më interaktiv, pavarësisht cungimit të kompetencave. Prokurori në programin e tij kishte evidentuar një sërë problemesh, një pjesë i konsideroi si “kronike” të sistemit dhe disa të tjera të krijuara rishtazi. Teksa foli për mosefikasitetin e politikave penale, Çela u shpreh ashpër ndaj punës së bërë nga Prokuroria gjatë kësaj kohe. Në platformën e tij, prokurori i Krimeve të Rënda tha se do të krijonte bashkëpunim me disa institucione dhe se do të monitoronte punën e prokurorëve, ku çdo 4 muaj do të zhvillonte një mbledhje me drejtues të prokurorive.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.