E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gafë me sistemin e lagies së fushës, shikoni si tifozët lagen gabimisht (VIDEO)
Publik News

Gafë me sistemin e lagies së fushës, shikoni si tifozët lagen gabimisht (VIDEO)

MINUTË PAS MINUTE

19:55 | Del edhe ekipi i Shqipërisë në nxehje.

 

 

19:50 | “Shqipëri olee, unë ty të kam nënë, ti mu djalë më ke, Shqipëri olee”, ky është kori i Tifozave Kuq e Zi, që presin portierët që dolën në fushë për nxehjen.

19:45 | Gafë me sistemin e vaditjes në lagien e fushës. Dy nga hedhëset e ujit, janë shumë afër me tifozët, dhe lagin ata që gjenden në tribunën pas porte.

19:40 | Risi në stadiumet shqiptare. Ka edhe kamarierë që shesin ushqim dhe pije në tribunat e “Air Albania”.

shesin ushqime

19:35 | Tifozët kanë nisur të mbushin tribunat e “Air Albania”.

19:25 | Kaos me tifozët ndryshe të Kombëtares. Personat invalidë, që kanë marrë një ftesë nga FSHF për të qenë në ndeshjen me Francën, por për momentin janë të ndaluar jashtë stadiumit. Atyre u thonë se nuk ka ashensor, dhe për momentin nuk kanë mundësi të futen.

85dc627e-e1b3-4236-a059-0d2de99b2b6d tifozet invalide

18:55 | Policia me qen anti-eksplozivë, e vendosur në pjesën e parkingut të stadiumit, në pjesën ku do të vijnë autobusët e të dy ekipeve.

76751585_359644811505098_5318980339379470336_n

18:50 | Në stadium mbërrijnë edhe dy aktorët e njohur, Robert Ndrenika e Arben Derhemi. ndrenika derhemi

18:45 | Ndërkohë, po luan edhe Kosova, dhe në sheshin “Nënë Tereza”, në një ekran gjigant në një event tjetër, shfaqet ndeshja e “dardanëve” me Anglinë. Të shumtë janë tifozët që kanë interes për Kosovën.

tifozet shohin kosoven

18:30 | Tifozët shqiptarë fillojnë të ndezin kryeqytetin. Marshimi i tyre drejt stadiumit shoqërohet me kore e këngë.

PANORAMASPORT.AL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.