E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkojej nga Italia si pjesë e organizatës kriminale arrestohet
Publik News

Kërkojej nga Italia si pjesë e organizatës kriminale arrestohet

Policia e Durresit ka arrestuar nje shtetas te kerkuar nga drejtësia italiane. Ne pranga eshte vene shtetasi S.J., banues në Durrës, i cili kerkohej nga Italia, per trafik droge e kokaine dhe si pjese e nje organizate kriminale.

policia durres

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Cagliarit,Itali, me vendimin Nr.7855/17, datë 17.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale” parashikuar nga Kodit Penal Italian.

NJOFTIMI 

Finalizohet operacioni “Ekstradimi”, zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i kërkuari për trafikim të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, në kuadër të operacionit “Ekstradimi”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit S.J., banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Cagliarit,Itali, me vendimin Nr.7855/17, datë 17.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale” parashikuar nga Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.