E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grushta mbi policin që po e shoqëronte në Komisariat
Publik News

Grushta mbi policin që po e shoqëronte në Komisariat

43-vjeçari ishte përfshirë në një sherr me persona të tjerë, nderkohe qe per veprat penale te lartpermendura ishte denuar me sherbim prove.

Kue polici me inicialet H. M., ka shkuar për ta shoqëruar, Nazërai iu përgjigj me grushte.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë ndaj punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë autori.

Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër për veprën penale “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G.N, 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, (i dënuar më parë për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Ndërtim pa leje”),

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Uznovë, pēr shkak të detyrës ka goditur me grushte punonjësin e policisë H.M.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.K, 48 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat pasi kundërshtoi punonjësin e policisë të lartpërmenduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, për shtetasin G.N dhe “Kundështim ndaj punonjësve të policisë”, për shtetasin A.K.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.