David McAllister përshëndet Bashën gjatë kongresit të Kristian-Demokratëve në Gjermani
Kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian dhe anëtar i Kryesisë së CDU, David McAllister bëri një përshëndetje të veçantë sot për kryetarin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha.
Gjatë punimeve të kongresit të Kristian-Demokratëve, ndryshe nga protokolli i përhershëm, Lulzim Basha është përshëndetur nominalisht nga David McAllister, një ndër figurat kryesore të CDU.
Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike është i ftuar në punimet e kongresit të Kristian-Demokratëve gjermanë.
Pas fjalës përshëndetëse të McAllister nga podiumi i Kongresit e morën fjalën Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidentja e re e Komisionit Europian Ursula von de Leyen si dhe Kryetarja e CDU dhe Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



