E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E arrestuan për përhapje paniku,  gjykata liron 25-vjeçaren
Publik News

E arrestuan për përhapje paniku, gjykata liron 25-vjeçaren

Lirohet nga qelia dhe lihet ne detyrim per paraqitje 25-vjecarja Xhulia Aliaj, e vene ne oranga dy dite me pare, per perhapjen e panikut, me ane te publkikimeve te bera ne rrjetin social Facebook.xhulia

Seanca per vleresimin e mases se sigurise eshte bere mesditen e sotme dhe gjykata ka vendosur per te rene “detyrim paraqitje’.

Avokati i saj mbrojtes, me nje shenim ne faqne e tij ne FB, shkruante pak para nisjes se seances se porosia e Xhulias ishte e qarte: “Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete- këto ishin një ndër porositë e Xhulia Aliajs kur vajta ta takoja(dje pasdite) si përfaqësues ligjor”.

 

Policia ne momentin e ndalimit te saj njoftoi se “Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://www.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëmërmjet efekteve të këtyre lajmeve’.

Perpos kesaj, policia beri me dije se “Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku. Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.