RENEA blindon Gjirokastrën, aksion për kapjen e një të kërkuari për vrasje. Zbardhet emri dhe detajet

Forcat RENEA dhe Policia e qytetit rajonal kane ndermarre nje aksion sot në Gjirokastër duke prangosur nje person te dyshuar per nje krim te ndodhur tre vjet me pare.
Ky i fundit, ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për vrasjen e dy kushërinjve të tij.
Fillimisht RENEA rrethoi banesën dhe me pas hyri brenda duke bërë të mundur arrestimin e tij. Në banese iu gjet një armë zjarri tip pistoletë.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në mars të 2016 në kthesën e fshatit Andon Poçi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



