E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fuga: Në televizione e portale, video e biseda që i paraqesin shqiptarët gjysëm debila
Publik News

Fuga: Në televizione e portale, video e biseda që i paraqesin shqiptarët gjysëm debila

Pas tërmetit tragjik që goditi vendin, shumë personalitete apo politikanë vizitojnë vazhdimisht zonat më të prekura, ndërsa publikojnë edhe video gjatë bisedave me banorët.

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër ndaj këtyre publikimeve, ndërsa shprehet se video e biseda të tilla, i paraqesin shqiptarët si një popull servil, të pakulturuar e gjsëm debila.

Sipas Fugës kjo është një katastrofë e mjerueshme televizive, ndërsa shton se “tërmeti na poshtëroi aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet robëri!”

Postimi i plotë:

Pasqyra që na rrënon dinjitetin.
———————————
Dëmi më i madh i disa videove dhe bisedave a gjysëm bisedave në rrugë a nëpër shtëpi të cilat transmetohen pastaj në televizione ose në ndonjë portal,

është se ata i paraqesin shqiptarët e zgjuar, të mënçur, dhe kritikë,

na paraqesin neve pra

si një popull:

servil,
hipokrit,
të paditur,
të pakulturuar,
të nënshtruar,
gjysëm debila,
madje që nuk dimë as edhe të formulojmë dot as mendime logjike!

Katastrofë e mjerueshme televizive që na ve përpara surratit pasqyrën që na shtrembëron veten tonë,

Sikur e meritojmë Piramidën mbi kokën tonë.

Sa më të rrënuar skllevërit aq më e lartë maja e Piramidës.

Me vjen keq për këtë pamje të llahtarëshme që e shoh për ditë me zë dhe figurë!

Nuk është ky populli im!

Unë e di që ata luajnë teatër,
bëj kuvendin sipas vendit,
shkëmbejnë pesë lajka me një çadër dimrore!

Tregti e detyruar!

Fake News i llahtarshëm!

Ndaleni këtë rregji se nuk na ka hije!

Lutem!

Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet robëri!

Nuk ka nevojë t’a shtojmë edhe më!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.