E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banda e vjedhjeve/ Adoleshentët rrëmbejnë Benz-in me lekë e valutë
Publik News

Banda e vjedhjeve/ Adoleshentët rrëmbejnë Benz-in me lekë e valutë

Policia e Tiranës bëri të ditur se ka arerstuar një shtetas të mitur, i cili bashkë me dy adoleshentë të tjerë, ka kryer një seri vjedhjesh në Kamzë dhe Tiranë. Vjedhja më e fundit e tyre ishteajo e një makine tip Benz, brenda së cilës kishte një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur A. XH., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzë.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mitur K. S., 16 vjeç dhe K. S., 13 vjeç, të dy banues në Paskuqan, Kamzë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy adoleshentë kishin vjedhur një automjet dhe ishin larguar në drejtim të qendrës së Tiranës, organizuan punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të shtetasit A. XH., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Ky shtetas, i ndihmuar edhe nga dy të mitur 13 e 15 vjeç, kishte vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit K. O., brenda të cilit kishte një shumë parash, euro dhe paund.

Në momentin e bllokimit Policia gjeti dhe sekuestroi 165 paund, 360 euro, 30800 lek dhe një aparat celular.

Shtetasit e lartpërmendur janë dhe autorë të dyshuar të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Kamzës dhe në Tiranë, në vende dhe kohë të ndryshme, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe konkretisht:

Më 04.12.2018 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. S.

Më 26.01.2019 kanë vjedhur sende personale në banesën e shtetases F. XH.

Më datë 06.02.2019 kanë vjedhur sende shtëpiake në banesën e shtetases F. Xh.

Më 11.04.2019 i kanë vjedhur 180 euro, orendi shtëpiake dhe sende personale me vlerë shtetasit E. M.

Më 20.09.2019 i kanë vjedhur portofolin me shumën prej 20 mijë lekësh të reja shtetases L. P.

Më datë 05.10.2019 kanë vjedhur 2 automjete në pronësi të shtetasit T. A.

Më 13.11.2019 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. M.

Më 13.11.2019 në banesën e shtetasit L. H kanë vjedhur shumën prej 18 mijë lekësh dhe 750 euro.

Më 10.12.2019 kanë vjedhur 80 mijë lekë të reja në banesën e shtetasit Sh. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.