E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha l mesazh për shqiptarët: Do të bëj gjithçka për Shqipërinë anëtare të BE-së
Publik News

Lulzim Basha l mesazh për shqiptarët: Do të bëj gjithçka për Shqipërinë anëtare të BE-së

Duke marrë shkasë nga 9 vjetori i lëvizjes pa viza të shqiptarëve në drejtim të Bashkimit Evropian, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lëshoi një mesazh për shqiptarët.

basha

Basha thotë se do të bëjë gjithçka për të mbrojtjur këtë arritje të qytetarëve shqiptarë dhe për të plotësuar shpresat e gjithsecilit prej tyre duke e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së.

 

“Të dashur bashkëqytetarë! Para 9 vitesh, si Ministër i Brendshëm, shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në Bashkimin Europian. Bashkë, plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

Sot, dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’ju garantoj se do të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithsecilit prej jush për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian. Ju uroj një të diel të mbarë!”, thotë Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.