Erion Kristo nuk përmban ironinë: Kush më pengon të them që ‘Tigri’ është hajdut
Aktivisti Erion Kristo gjatë tryezës së rrumbullakët që po organizohet nga Partia Demokratike kundër paketsë Anti Shpifje, foli me tonë të larta ironie duke kundërshtuar këtë ligj që synon të censurojë mediat nëpërmjet organeve shtetërore.
Kristo nuk harroi pa vlerësuar ish-kreun e AKEP, Ilir Zelën, i cili dha dorëheqjen, pak ditë më parë ku tha se i ka rezistuar presioneve dhe se nuk lejoj që interesat publike të nëpërkëmben.
“Ka socialistë me shtyllë kurrizore siç ishte dhe Ilir Zela, dhe bravo i qoftë. Unë u them të gjithëve mos çani kokë.Një copë ligji është. Unë do përdor gjuhen e kodeve. Tigri është hajdut. Çfarë do të më thonë mua. Nga do e nxjerri cili ligj do ta kapi. I bëj thirrje të gjithë kolegëve të bashkojnë forcë të gadasim atë kompaninë Acromax dhe të zhvendosemi nga rrjetet që ajo kontrollon. Unë kam thënë që nuk dal nga çdo television të kem të drejtën që ta postoj tek qytetarët.
Unë doja të kisha shumë inat por më thanë mos bëj inat kot. Ato që i them në emision do ti them menjënnë. Ky nuk mund të bëj një ligj tjetër pas ligjit të shpifjes. Apo nga këto që kontrollon ky “Kromashi”.
Media duhet të bëjë një Mea Culpa, ky gjigand që do të jetë kryeministri. Po edhe ky u nxef dhe ai me ca media. Do ishte mirë të na ndihmojë më një zyrë juridike të na mbronte. Një qeveri që e mban gojën mbyllur i qelbet goja erë.”– u shpreh Kristo.
Vokshi: Do ta heqë Acromaxi këtë fjalinë tënde.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



