E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gardiani pranon krimin: Nuk na e ka fajin komshiu, por motra
Publik News

Gardiani pranon krimin: Nuk na e ka fajin komshiu, por motra

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi mesditën e sotme në poliklinikën e Patosit ku Martin Skëndaj me detyrë gardian burgu në Fier ka qëlluar me pistoletë komshinë e tij Manol Rrapaj duke e lënë të vdekur në vend.

Vdekje ka gjetur edhe kushuriri i parë i Manolit, Elis Kapaj nga Kashishti i Frakullës i cili ndërroi jetë në sallën e operacionit në spitalin rajonal Fier.

Pas ngjarjes autori ka njoftuar policinë e cila shkoi dhe kreu arrestimin e tij.

Teksa eshte marrë në pyetje si autori edhe babai i tij Aleksandri kane pohuar detaje tek grupi hetimor i kryesuar nga prokurori i Fierit Çlirim Sina.

Nga burime kofidenciale mësohet se autori ka pranuar krimin duke thënë se, po e kreva vrasjen.

Motra e Martinit ka qënë e dashuruar me viktimën Manol. Prindërit e saj teksa mësuan dashurinë e të rinjëve komshinj, e martuan në Panahor të Ballshit sepse nuk ishin dakord.

Edhe atje viktima Manol ka shkuar disa herë e ka takuar gjë që ra në sy të njerëzve të burrit të saj që kanë bërë kallëzim në policinë e Mallakastrës.

Më pas ajo u divorcua dhe erdhi në Kuqar tek prindërit por që ata e lanë të jetonte në një banesë më larg nga ajo e tyre.

Edhe pse disi më larg, pohojnë burime, ajo shkonte dhe e takonte në dhomën e tij, në orët e vona në errësirw. Kjo gjë u pikas nga mamaja e viktimës .

Tre ditë më parë dy familjet janë zënë deri sa ngritën edhe sopata, por policia u njoftua dhe shkoi uli gjakrat.

Mëngjesin e ngjarjes ata janë zënë përsëri, aty Martini mësohet ti ketë thënë të atit, baba , lëre nuk na i ka fajin komshia, por motra që i shkonte në shtëpi.

Teksa kanë debatuar e janë qëlluar Martini ka shkuar të marr mjekim në poliklinikë. Aty në korridor është ndeshur me Manolin dhe kushuririn e tij nga Kashishti, raporton ALB365.  Përsëri aty janë sharë e qëlluar, në këto momente Martini ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar mbi Manolin duke e lënë të vdekur.

Kushuriri i tij Elisi ka mbetur i plagosur, por vdiq në spital. Atë e bir e kanë pranuar ngjarjen e kanë rrëfyer mbi të me detaje.

Nga ana tjetër familjarë të viktimës fajësojnë policinë e cila mori vesh konfliktin shkoi e sekuestroi sopatën që u zunë, por nuk la patrullë policie për të shmangur një konflinkt të dytë i cili i çoi në vrasje në ditën e tretë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.