E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës
Publik News

Pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Sergey Baburin, kryetar i Unionit Kombëtar rus, ka treguar arsyen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.s-24-600x360

Kryetari i Unionit Kombëtar të Rusisë, Sergey Baburin, ka thënë se Serbia duhet të bëj të njëjtën gjë me Kosovën siç ka bërë Kina në

Sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do t’i ndalte armiqtë e Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Nuk fiton më i forti, por ai që shkon deri në fund. Nëse Serbia do të hiqte dorë nga Kosova, nuk do t’i ndalonte armiqtë e popullit serb të hapnin kriza të reja në Vojvodinë apo në Sanxhak, sepse askush nuk ka nevojë për një paqe të vendosur në Ballkan. Është më e lehtë të menaxhosh popujt që janë në konflikt”, theksoi Baburin, raporton Express.

I pyetur nga “Today’s Politcs”, se cila është zgjidhja më e mirë që Serbia duhet ta bëj për Kosovën, Baburin përmendi shembullin e Kinës, e cila u nda nga Tajvani në vitin 1949, dhe nga shumë shtete të tjera iu kërkua Kinës që ta pranonte, por që asnjë udhëheqës nuk iu bind thirrjeve dhe nuk e pranoi pavarësinë e Tajvanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.