Një motor kaloi sipër bombolës së gazit dhe shkaktoi shpërthimin në karburant, arrestohet 24-vjeçari
Zjarri u shkaktua nga një përplasja e një motori me një bombul gazi.
Policia bën me dije se është arrestuar drejtuesi i motorit M. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bombolën e gazit të karburantit, e cila shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve, duke shkaktuar rrjedhje të saj dhe më pas djegien e gjithë pikës së karburantit.
Mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



