E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazment Bardhi: Largimi i Ramës nevojë urgjente
Publik News

Gazment Bardhi: Largimi i Ramës nevojë urgjente

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se edhe në përgjimet e Prokurorisë për prostitucion, dalin përgjime për blerje votash.

bardhi

Sipas tij, nga përgjimet për një rrjet prostitucioni në Tiranë, rezulton se janë dhënë para për blerje votash. Sipas tij, në këtë pazar kriminal është përfshirë edhe një prezantuese televizive.

 

Bardhi thotë se dosje si kjo e Tiranës dhe ato 339 dhe 184 janë prova të pakundërshtueshme se largimi i blerësit dhe dhunuesit të votës të lirë, Edi Rama,  është nevojë urgjente për Shqipërinë.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Në çdo përgjim të ligjshëm të prokurorisë,  kur heton krimin e organizuar apo kur heton një rrjet prostitucioni, blerja e votës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron.

Përgjimi i një grupi të akuzuar për rrjet prostitucioni në Tiranë zbulon se për të nxitur qytetarët të votojnë, veçanërisht në Tiranë, janë paguar 20 mijë lekë. Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.

Sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, blerja e votave do vazhdojë. Ai ka bllokuar nëpërmjet prokurorisë së kontrolluar prej tij, hetimin dhe ndëshkimin për dosjet 339 dhe 184, pikërisht si garanci se askush që ble e vjedh vota nuk do të ndëshkohet.

Për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dosja e re për blerjen e votës në Tiranë në votimet moniste të 30 Qershorit, është një test për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit elektoral!

Dosje si kjo e Tiranës, apo famëkeqet 339 dhe 184 janë prova të pakundërshtueshme se largimi i blerësit dhe dhunuesit të votës të lirë, Edi Rama, si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e te ndershme, është nevojë urgjente për Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.