E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Është dhe një person i pa hetuar”/ Vrasja në Korçë, familja e viktimës bën deklaratën e fortë, gjykata i kthen dosjen prokurorisë
Publik News

“Është dhe një person i pa hetuar”/ Vrasja në Korçë, familja e viktimës bën deklaratën e fortë, gjykata i kthen dosjen prokurorisë

Gjatë seances së radhës të gjykimit paraprak për vrasjen e Altin Balliut, gjykata i ka kthyer sërish dosjen Prokurorisë,duke i lënë detyrë të thellojë hetimet edhe për një bashkëpunëtor në vrasje.

Sipas familjarëve të viktimës, autori Olger Mustafa është ndihmuar natën që ndodhi ngjarja nga një shok i tij, i cili deri tani nuk është hetuar nga Prokuroria.

Ky person është shoqëruar për disa orë në Komisariat dhe më pas prokuroria e ka lênë të lirë, kanë pretenduar familjaret e viktimës.

Prokuroria ka afat deri në fund të janarit për të plotësuar mangësinë e konstatuar nga gjykata në hetime.

Më herët familjaret e Altin Balliut akuzuan prokurorin e çështjes Edmon Shytko për anësi dhe favorizim të autorit të krimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.