E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamjet/2 raketa iraniane godasin avionin ukrainas
Publik News

Pamjet/2 raketa iraniane godasin avionin ukrainas

Pamjet e reja kanë zbuluar momentin kur dy raketa iraniane qëlluan një avion pasagjerësh ukrainas, duke vrarë 176 peronat në bord, menjëherë pasi u ngrit nga Teherani.

Pamjet tregojnë shfaqjen e parë të raketave në horizont të mërkurën e kaluar dhe dallohet shpërthimi i parë, ku një sekondë më pas, duket një tjetër shpërthim i zjarrtë, raporton Dailymail.

Boeing 737 dallohet duke zbritur si një top flake, që bëhet më i madh ndërsa bie drejt tokës.

Të martën mbrëma, Komandanti Amir Ali Hajizadeh, përgjegjës për sulmin me raketa, zhvilloi takime të stisura, me familjen e rrënuar të një prej viktimave të sulmit.

Ai kishte marrë më parë përgjegjësi dhe tha: ‘Kur mësova se çfarë kishte ndodhur, doja të vdisja. Thashë, më mirë do të vdisja sesa të isha dëshmitar i një incidenti të tillë. ‘

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.