E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sytë
Publik News

Sytë

Të flas me zë aq të ulët, sa askush të mos dëgjojë, ta bëj shkrimin e dorës aq të vogël, sa askush mos e lexojë, t’i zbraz veshët dhe sytë e mi, sa të më gjejnë pa jetë mbi tokën ku eci.

Ajo pjesë që mungon brenda meje, blen shtëpi porcelani për mamanë. Ne koleksionojmë shtëpi porcelani, zogj të futur në kornizë dhe statuja budistësh që përderen dhe na kundrojnë përtej dashurisë së mbufatur të abazhurit të bronztë, që mamaja ia merr pluhurat çdo të hënë.
Nuk kemi as shtëpi, as krahë për fluturim.

Foshnja Jezu Krisht ka vetëm një këmbë dhe fle mbi jastëkun e kadifenjtë ngjyrë rozë, që ia vumë në vend të kashtës.

Nuk fle. Na sodit me ata sy të mëdhenj, të qelqtë dhe me ngjyrë.
Nuk më lanë kurrë të luaja me zara qelqi, se kishin frikë mos i gëlltisja, por unë kurrë nuk do t’i gëlltisja sytë e foshnjes së plagosur.

Shpirti im e godet natën dhe ka të ngjarë ta kem këmbyer me ca sy të qelqtë dhe një Krisht me dy këmbë.

Të qash me zë aq të mekur, sa të gjithë të dëgjojnë; të flasësh me zë aq të ulët, sa askush mos përgjumet; të marrësh frymë aq ngadalë, sa gjithë shenjtorët të zgjohen dhe gjithë engjëjt të arratisen.

A kam mënyrë tjetër për ta rikrijuar vetminë tënde brenda simes?
Përktheu: Elona Caslli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.