E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen dy çifte shqiptarësh në Itali për vjedhje, ja çfarë iu sekuestrua
Publik News

Arrestohen dy çifte shqiptarësh në Itali për vjedhje, ja çfarë iu sekuestrua

Mediat fqinje bëjnë me dije se në pranga ranë dy burra dhe dy gra, që kohët e fundit kishin plaçkitur disa shtëpi në zonën e Macerata dhe më gjerë.

Aksioni i tyre më i fundit ishte mbrëmjen kur u arrestuan. Burrat kishin dalë dhe po grabisnin shtëpitë, ndërsa gratë me makinë ecnin në afërsi të banesave dhe në atë moment u bllokuan nga policia.

Nga kontrolli i policisë ushtruar në mjetin e tyre u gjetën dhe sekuestruan sende te çmuara të vjedhura që ishin mbledhur me një mbulesë dhe ishin lënë në derën e majtë të makinës, dy palë doreza pëlhure profesionale, kapele, dy elektrikë, një kaçavidë e madhe dhe shumë telefona celularë.

Gjithashtu unaza, orë, vathë, varëse, diamante dhe para për një vlerë të përgjithshme prej rreth pesë mijë euro janë sekuestruar dhe janë vendosur në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për hetime të mëvonshme.

Të arrestuarit u dërguan në burg në pritje të seancës për dhënien e masës së sigurisë.

kacavide1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.