E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është i riu që qëlloi krushkun me kaçavidë. Çfarë tha pas arrestimit
Lajme

Ky është i riu që qëlloi krushkun me kaçavidë. Çfarë tha pas arrestimit

Pak minuta para se të ndodhte vrasja mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit në Tiranë, ku u ekzekutua Vilson Tafçiu, në bllokun e pallateve që ndodhet pranë mbikalimit të Kamzës, u plagos duke u goditur me kaçavidë një 37-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit nr.3 që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, arritën të identifikojnë dhe të arrestojnë autorin e dyshuar. Ngjarja u zbulua vetëm disa orë më pas, të martën.

Burimet thanë se i dyshuari, Adriano Hamiti, 19 vjeç, ka pranuar krimin, duke pohuar se i dëmtuari, me të cilin kishte lidhje krushqie, e ofendonte herë pas here dhe për këtë arsye e ka goditur pas një debati të momentit.

Nga ana tjetër, i plagosuri, Ilir Ziu, 37 vjeç, i cili ka qenë i dënuar më parë për plagosje, mësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

“Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 19 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, te shinat e trenit, rreth orës 20:05 të mbrëmjes së datës 20.01.2020, për motive të dobëta ka goditur disa herë me një mjet shpues e prerës shtetasin I. Z., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas rreth dy orë kërkimesh dhe kontrollesh në zonë, bënë të mundur gjetjen, kapjen dhe arrestimin e 19-vjeçarit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën ‘Plagosje e rëndë me dashje’”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.