Ministrja e Drejtësisë replika me kryetaren e Komisionit. Dhimitri: Si mund të gënjeni kështu?
Ne mbledhjen e sotme, ka pasur replika mes ministres se Drejtesise, Etilda Gjonaj dhe kyetares se Komisionit, Fatjona Dhimitri. 
Ne kohen qe ministrja jepte detaje lidhur me paketen antishpifje dhe pse dekreti i presidentit duhet te rrezohet, kryetarja e Komisionit i ka terhequr vemendjen, duke i kujtuar se po genjen, pasi sipas tij, KiE e tha qarte se nuk jane marre parasysh sugjerimet e bera.
“Nuk jam as ne prokurori. Nese doni te dini qendrimin e qeverise une mund te vazhdoj, nese nuk doni, e nderpres”- ka thene Gjonaj.

DEBATI
Fatjona Dhimitri: Si mund te genjeni keshtu. KiE tha dje qe nuk jane marre parasysh sugjerimet tona
Etilda Gjonaj: Eshte hera e pare qe me ftojne dhe me nderpresin
Fatjona Dhimitri: Po na rrefeni te verteten ketu
Musa Ulqini: lere te mbaroj njehere
Etilda Gjonaj: Nuk jam ne rrefimtore
Fatjona Dhimitri: Deklaroni te verteten
Etilda Gjonaj: Nuk jam as ne prokurori. Nese doni te dini qendrimin e qeverise une mund te vazhdoj, nese nuk doni, e nderpres
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



