E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos ikni jashtë !Bëhuni njëqind mijë…
Publik News

Mos ikni jashtë !Bëhuni njëqind mijë…

Gati 25 mijë shqiptarë të pashpresë kanë kerkuar azil në Evropë në vitin 2019. Per të marrë pergjigjen e azilit (nuk ka rendesi po ose jo) u duhet disa muaj të durojnë kushte kampesh, cardrash, fjetje poshte urave, lulishteve etj. Pra një jetë mizerabel. Ata që e bejnë ketë sakrificë e bëjnë sepse ketu kane jetuar edhe me keq se qeni.

25 mijë njerez me kater vete ne shtepi bejne 100 mije njerez. 100 mije njerez 6 dite te rrethojne Kryeministrine qeveria iken naten pa lene gjurme nese nuk ka pakte idiote.

Perse nuk e bejne kete por ikin flene rrugeve atje?

Sepse e dine qe edhe ata qe do te vijne jane njelloj si keta qe po ikin. Pra nuk shohin asnje shprese.

Po sikur te dalin edhe nje jave tjeter dhe t’i shporrin edhe ata te tjeret qe vijne pas ketyre qe te ndertojne shtetin e tyre?

Nuk e bejne sepse nuk kane besim tek askush.

Perse nuk kane besim tek askush?

Sepse sistemi mafioz bipolar prodhon dhe ushqen klimen e mosbesimit qe te na thyejne gjunjet dhe te na perçajne.

Po perse nuk e kuptojme kete?!

Sepse elitat intelektuale qe duhet te frymezojne e orientojne njerezit jane te shitura dhe ata qe nuk jane te shitura ende lehin derisa tu vije çmimi. Pjesa me e madhe e elitave jane profesore, doktore. Te ndershmit u larguan. Te tjeret japin leksione tek universitetet fantazma dhe jane bere miliardere. Mijera studente paguajne taksen e kalimit per provimet dhe ata nuk mund ta sakrifikojne një privilegj si ky. Ata pak te ndershem qe luftojne neper media e rrjetet sociale nuk behen dot bashke.

Perse nuk behen bashke?

Sepse kane egon e te parit dhe nuk investohen tek projekte politike qe nuk jane te sigurta. Pra qe nuk kane financime te medha sepse kane frike se digjen. Po nuk kuptuan se pas nje partie a organizate qendron ndonje oligark a ambasade e huaj qe ka hapur thesin nuk afrohet kush dhe te shohin sikur te ka rene zgjebja.

Pa elitat intelektuale kush do ti orientojë masat?!

Askush.

Si t’ia bejne masat?!

Zhduken nga syte kembet dhe e ndjejne se po vazhduan ketu vdekja dhe poshterimi eshte i sigurte.

Perse ikin?

Sepse thone me mire te poshterohemi jashte sepse atje te pakten nuk na njeh njeri.

Kush eshte zgjidhja?!

Mos ikni jashte. Behuni njeqind mije. Mos e leshoni rrugen dy muaj. Tronditni skemen e mafies politike dhe shijoni Atdheun tuaj brez pas brezi. Shijoni parajsen e Zotit ne Adriatik e Mesdhe!

Po nuk e bëtë kete, arratisja është zgjidhja me e mire, sigurisht!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.