Dy kushtet e Serbisë që t’i ndalë lobimet kundër Kosovës
Dy kushtet e Beogradit për t’i ndalur lobimet kundër Kosovës janë që kjo e fundit të tërheq taksën 100% dhe të mos kërkojë nga shtetet tjera të njihet si shtet.
Përveç këtyre kushteve të ashpra, të cilat Vuçiçi ia përmendi edhe ambasadorit amerikan Grenell në takimin e tyre të fundit, Beogradi kërkon që Kosova të mos kërkojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Sipas burimeve të “Novostit” këto pozicione i janë paraqitur edhe emisarit të SHBA-ve, Richard Grenell, kur ky i fundit kishte bërë thirrje që Serbia ta ndërpresë fushatën për tërheqje të njohjeve të Kosovës.
Ndërkaq presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas bisedës me Grenellin ka porositur se nuk e pranon ndaljen e lobimit kundër çnjohjeve të Kosovës me tërheqjen e taksës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



