E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Po u pimë gjakun shqiptarëve’, Vasili: Ky ishte pohimi më i sinqertë i kryeministrit
Politikë

“Po u pimë gjakun shqiptarëve’, Vasili: Ky ishte pohimi më i sinqertë i kryeministrit

Kryemisitri Edi Rama gjatë një aktiviteti në kryeministri ku dhurohej gjak për personat e sëmurë tha një të vërtetë të madhe, se qeveria po ju pi gjakun shqiptarëve.

Kjo deklaratë e bërë sot nga ana e kryeministrit, i cili nxitoi menjëherë më pas të thotë se bëri shaka, është komentuar dhe nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thekson se përmes këtij humori të zi, Rama pranoi se ai dhe të tijtë po ju pinë gjakun dhe djersën shqiptarëve.

Sipas tij rritja e taksave dhe largimi nga Shqipëria e shqiptarëve janë dhe më të pamëshirshme se pirja e gjakut.

Ja postimi i Vasilit:

Pirja e gjakut shaka e zezë e Kryeministrit.

Humor i trashë apo humor i zi kur Kryeministri thotë për veten dhe të tijtë se “u kanë pirë gjakun popullit”?

Pohim i sinqertë i kryeministrit kjo është përgjigja. Pasi koncesionet qindra milion euro janë pirje gjaku. Edhe dhjetra milion euro për zyra dhe vanitete të tjera janë pirje gjaku. Edhe taksat e gjobat e pamëshirshme janë pirje gjaku. Edhe ikja e mijëra shqiptarëve vjen nga pirja e gjakut.

Sa për humorin edhe stilistikisht është i trashë si shkollëpaku dhe i zi si pirje gjaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.