E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si është e mundur t’i ikësh këtij vendi të mrekullueshem, që po lulëzon dita ditës?
Publik News

Si është e mundur t’i ikësh këtij vendi të mrekullueshem, që po lulëzon dita ditës?

Nje vajze shkroi se po ikte nga Shqiperia…
Dhe shkundi dynjane. Iu kundervu ndonje nga keto gazetaret e trepunesuara me miq e me bukuri e me ca qoka te tjera.
Ajo qe iku beri gabimin me te madh. Si eshte e mundur t’i ikesh ketij vendi te mrekullueshem, qe po lulezon dita dites?
Iku. E ku do gjeje ajo atje ku do shkoje, nje infermiere apo sanitare qe t’i fuse ne xhep ‘nje kafe’? Si mund te privohesh nga emocioni i dhenies se rryshfetit per nje vend pune? Oh sa shijon ajo puna, pasi ke paguar 3 milion apo, nese kerkon ne fushen e mjekesise, te futesh ne shtet, provon emocion akoma me te bukur, kur siguron nje vend me 10 milion nen dore.
Iku.

Po si do jetoje ajo andej, pa provuar universitetet tona me nivel ‘marsian’ per cilesi, do t’i duket Harvardi si ish shkolla mekanike bujqesore e Lushnjes.
Sa ja qaj hallin asaj pedagoge! A lihet pejzazhi i bukur me qindra e mija kafene ne te dyja anet e gjithe rrugeve te atdheut?! Do kete mall te rrije pa pune, fakirja. Si la ajo fabrikat dhe kombinatet tona, fasonerite ku lumturohen grate e vajzat me osteoporoze nga qendrimi i gjate ne pune e pastaj ajo ndjeshmeria e pages 150 mij lek te vjetra, eshte e pashlyeshme.

Ku do gjeje lajme bombastike se si arrestohet nje hajdut autobusi apo si nje mjek mori ca lek per nje operacion, ku qendoi mbi zemren e çare 6 ore, pa menduar familjen, dritat, ujin, ushqimin. Atje ku shkon, mund te degjoje qe ministri jep doreheqjen, apo del para drejtesise, apo shkon ne pune me tram; por do t’i mungojne buzeqeshjet e politikaneve kur dalin nga prokuroria… e gjykata…te pafajshem.
Une per veten time nuk iki. Me pelqen Shqiperia e batutave, Shqiperia e tenderave, e koncensioneve.

Me pelqejne ministrat. Sa te pafajshem jane, m’u si femije! Te iki e te digjem nga malli per Taulant Ballen?! Si mund te ikesh nga ky vend qe ne çdo tre keca, lind nje shkrimtar! Po me shume nga te gjithe… me pelqen ai, batutaxhiu i madh. Te ikesh e te lesh te deshperuar kryeministrin per ikjen tende?! Se ai merzitet me shume nga te gjithe, nese ikin njerezit. Edhe per Silvanen. Jo per gje, por donte ta porosiste qe t’i sillte ca takipirina e brufen nga jashte, se paracetamoli i mikut te tij eshte me hashash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.