E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga operacioni në mesnatë i RENEA-s në Shkodër
Publik News

Detaje nga operacioni në mesnatë i RENEA-s në Shkodër

Disa persona po mbahen të shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës pas aksionit të forcave speciale RENEA në orët e para të mëngjesit në këtë qytet. Operacioni është zhvilluar në fshatin Bardhaj të Shkodrës  

Mësohet, se një grup kriminal në Shkodër është drejtpërdrejt grupi i interesuar për ngarkesën e kokainës që solli konfliktin mes grupeve të tjera kriminale e u pasua me pengmarrjen e fundin tragjik të Jan Prengës.

Policia ka shpallur në kërkim 4 persona, përveç Hajrit, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar në pengmarrjen, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të 48- vjeçarit Prenga. Ja personat qe kerkohen:

M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.

G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.

K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.

D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.