E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet data e publikimit të albumit të ri të Dua Lipës
Publik News

Zbulohet data e publikimit të albumit të ri të Dua Lipës

Dua ka punuar fort gjatë gjithë kësaj kohe dhe e ka gati albumim e saj të ri, i cili do të mbajë titullin e hitit “Future nostalgia”.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka zbuluar datën e lançimit të albumit.

“Future nostalgia” do të publikohet më shpejt nga ç’e prisnim, në datën 3 të muajit prill.

Albumi i ri i Duas po pritet me padurim nga fansat e saj dhe jemi të bindur se do të korrë sukses të madh.

Gjithashtu, ditën e nesërme do të publikohet edhe kënga “Physical” e këtij albumi.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare do të marrë gjithashtu pjesë këtë vit në festivalin e famshëm italian, “Sanremo”, ku do të moderojë Alketa Vejsiu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.