E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi sheh karrocën e thyer, Rama i tërheq veshin drejtoreshës së spitalit Vlorë
Publik News

Pasi sheh karrocën e thyer, Rama i tërheq veshin drejtoreshës së spitalit Vlorë

I shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kryeministri Rama nuk ka nguruar të kritikojë dhe drejtoreshën e këtij spitali, Bruna Mersini.

Rama i kërkoi Mersinit që të mos u bërtasë vartësve të tij, pasi sipas tij ky është zakoni i saj i keq.

“Ti e ke zakon, bërtet dhe pa lidhje”, tha Rama.

Pasi vizitojnë ambientet e tjera të spitalit, shërbimin e Urgjencës, kryeministrit vë re një karrocë, e cila ishte thyer.

Ndërhyn drejtoresha: Do e ndërrojmë.
Rama: Po ndërroje pra. Ndërroje, mos e lër ashtu

“I vetmi gabim që kemi bërë është që s’keni lënë një ekspozitë se si ishte më parë procesi i sterilizimit, dhe si është tani, këto janë investime nga privati. Po të kishte patur shteti mundësi, do e kishin bërë ata të mençur që na sulmojnë. Se beson dot njeri se si ka qenë, një skandal në mes të Europës. Ishin pajisje të kohës së Kinës”, tha Rama, ndërsa vizitën e mbylli me një tjetër këshillë për drejtoreshën; “Të gjitha të mirat i ke, por sillesh keq me vartësit. Kritikoi por mos i bërtit. Motivoi.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.