E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat: VV tërhiqet nga kryeparlamentari
Publik News

Mediat: VV tërhiqet nga kryeparlamentari

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike i kanë tejkaluar pengesat dhe pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen për Qeverinë e re. Gazeta Express raporton se Glauk Konjufca i VV-së do të tërhiqet nga posti i kryeparlamentarit dhe do të marrë post ministri në Qeveri.

Ndërkohë, në krye të Kuvendi do të emërohet Vjosa Osmani nga LDK, e cila udhëhoqi edhe fushatën elektorale.

Negociatat midis VV dhe LDK vijojnë prej 118 ditësh, por ngërçi i fundit ishte krijuar mbi postin e kreut të Kuvendit.

Edhe Lutfi Haziri, një prej figurave kryesore të LDK-së, deklaroi më herët se ishte optimist dhe po bëheshin përpjekje intensive për arritjen e marrëveshjes me partinë e Albin Kurtit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.