Qytetarja i ankohet Ramës: Qiraxhiu s’ka marrë bonusin, na kërkon lekët
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në qytetin e Durrësit ku inspektoi nga afër punën për rikonstruksionin e pallateve që nuk kishin dëmtime në strukturën mbajtëse.
Teka u përball me disa banorë të prekur nga tërmeti në lagje të ndryshme të qytetit, Rama u ka kërkuar atyre të bëjnë durim.
Një banore e shoqëruar nga bashkëshorti i saj bëjnë me dije se qiraxhiu i kërkon lekët sepse nuk është paguar nga shteti.
Rama: Duhet pak durim.
Banorja: Dy muaj
Rama: Dy muaj nuk janë asgjë.
Banorja: Po ne nuk na kanë thënë gjë kur do bëhen.
Banorja: Jam rrugëve. Nuk e kanë paguar qiranë.
Burri i banores: S’ka marrë bonusin. Jam në shtëpi, po ai kërkon lekët.
Rama: Ai lekët i ka të garantuara përderisa ti ke letrën. Të gjithë ata që kanë letrën ata janë të garantuar dhe në rast kur pronarët krijojnë problemet ju duhet të na e bëni ne me dije. Në Itali kanë 15 vite që janë nëpër kabina dhe presin tu bëhet shtëpia.
Kryeministri Edi Rama u përfshi në diskutime sot me një qytetare të qytetit të Durrësit, pasi kjo e fundit deklaroi se pallatet e dëmtuara nga tërmeti po amortizohen dhe po u vidhen instalimet përditë.

Teksa i kërkoi që të mos flasë pa lidhje, kryeministri i shpjegoi se nëse instalimet vidhen do të rregullohen nga pronari i pallatit dhe ajo si qytetare do hynte në shtëpi të rregullt, duke mos paguar asgjë.
Diskutimi me qytetaren:
Qytetarja: Deri tani nuk ka filluar asgjë, përveçse në pallatin tonë po të afroheni janë futur edhe koshat brenda. Po na vidhen apartamentet. Nga shkallët e pallatit janë vjedhur të gjithë instalimet e brendshme të apartamenteve.
Rama: Një sekondë.
Qytetarja: Nuk kemi askënd që ruan objektin.
Rama: Një sekondë. E para mos fol pa lidhje.
Qytetarja: Po flas me lidhje dhe me fakte konkrete.
Rama: Kur thua nuk ka filluar asgjë. Mu këtu përballë e ke që po mbaron dhe si këtu kanë filluar edhe në vende të tjera.
Qytetarja: Ne flasim për personale.
Rama: Në rregull, por mos thuaj nuk ka filluar asgjë. Nuk kemi ne aq njerëz dhe mundësi, se nuk, i ka askush në botë saç janë apartamente. Ne gjërat do t’i bëjmë me radhë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



