E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Java e parë muajit shkurt prite të sjellë temperatura të ulëta
Publik News

Java e parë muajit shkurt prite të sjellë temperatura të ulëta

E marta do të sjellë edhe temperatura të ulëta e reshje dëbore në zonat malore dhe ato kodrinore, ndërsa e mërkura dhe e enjtja do të shoqërohet nga erë e fortë, kryesisht në zonat bregdetare.

Ditë më të ftohta të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja, ku temperaturat pritet të arrijnë vlera negative në të gjithë vendin.

Parashikimi sipas SHMU:  

Dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e qendrës dhe atë të veriut. Duke nisur nga orët e pasdites të ditës së Martë vendi përfshihet i gjithi nga reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për tu theksuar është fakti se për shkak të depërtimit të masave ajrore polare, nga orët e vona të mbrëmjes (23:00) të ditës së Martë deri në orët e para të mëngjesit (06:00) të ditës së Mërkurë në zonat malore në lartësitë mbi 300 metër do të ketë reshje të dendura dëbore. Reshjet e dëborës zbresin gjithashtu deri në lartësitë kodrinore 500-600metër ndërsa nga ana tjetër ultësira perënimore dhe vija bregdetare do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë ditës së Mërkurë vendet e ulta dhe ato bregdetare do të kenë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa zonat malore reshje dëbore.

Dita e Enjte dhe ajo e Premte do të kenë mot të kthjellët por gjithashtu të acartë shoqëruar me ngrica dhe akullëzim si dhe me temperatura të ulta dhe negative në orët e mëngjesit në të gjithë territorin.

Përgjatë ditës së Martë, Mërkurë dhe të Enjte problematike do të jetë era fillimisht me drejtim nga kuadrati i jugut dhe më pas nga ai i veriut. Era do të jetë me shpejtësi mesatare 5-13m/s por hera herës ajo arrinë shpejtësinë deri në 25-30m/s. Era më tepër e theksuar përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore të vendit.

84509331_848125868960087_302717983740919808_n

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.