E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet personi që kërcënoi drejtorin e Burgjeve
Publik News

Arrestohet personi që kërcënoi drejtorin e Burgjeve

Identifikohet dhe arrestohet personi i cili kërcënoi me jetë drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

 

 

Në pranga është vënë shtetasi i identifikuar si Muharrem Zilja. Ai akuzohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike.

Burimet për Panorama bëjnë me dije se identifikimi i tij është bërë përmes numrit të IMEI-t të celularit me të cilin ai ka dërguar mesazhin kërcënues.

Mësohet se Zilja kishte hedhur kartën nga e cila nisi SMS, por tek aparati celular vendosi numrin tjetër të bashkeshortes, duke e harruar si detaj numrin IMEI.

“Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”, shkruhej në tekstin e mesazhit dërguar në muajin nëntor të 2019-s në telefonin e drejtorit të Burgjeve.

Burimet thanë se Muharrem Zilja, dyshohet se është shtyrë nga një grup kriminal për kërcënimin e Agim Ismailit, por gjatë marrjes në pyetje, ai i ka mohuar akuzat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.