E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mazzarri drejt shkarkimit nga Torino, mund ta zëvendësojë De Biasi
Publik News

Mazzarri drejt shkarkimit nga Torino, mund ta zëvendësojë De Biasi

Një sezon tejet negativ për “granatat” i shënjuar edhe nga një marrëdhënie asnjëherë e mirë mes trajnerit dhe publikut torinez, duket se kanë “mbushur kupën” e presidentit Urbano Cairo, që këtë herë nuk ka ndërmend t’i konfirmojë besimin.

Vetë Mazzarri ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet, ndërsa dje pas ndeshjes me Leccen nuk ka udhëtuar me skuadrën, një shenjë kjo që ka nuhatur qartë faktin që e pret shkarkimi.

Mediat në Itali flasin për kontakte mes presidentit Urbano Cairo dhe trajnerit Moreno Longo, i cili ka drejtuar më herët me sukses edhe të rinjtë e skuadrës së Torinos dhe tani do të ishte gati të ulej në pankinë bashkë me stafin e tij.

Megjithatë nëse nuk do të arrihet marrëveshja për Longon, opsioni i radhës për Cairon është ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili vijon të mbetet i papunë dhe në pritje të një oferte për t’u rinisur.

Edhe ky i fundit është një njohës i mirë i ambientit te Torino, pasi e ka drejtuar skuadrën në sezonin 2005-2006 dhe më pas në 2007-ën, ndërsa nëse do t’i besohet një shans i tretë, është gati të bëjë më të mirën për të marrë konfirmimin edhe për një tjetër vit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.