E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beckham do Luka Modric tek Inter Miami, i ofron dyfishin e pagës që merr te Reali
Publik News

Beckham do Luka Modric tek Inter Miami, i ofron dyfishin e pagës që merr te Reali

Beckham, i cili luajti për “Los Blancos” mes viteve 2003 dhe 2007, dëshiron që skuadra e tij e re të ketë mesfushorin kroat me një kontratë deri në vitin 2021, si lojtar “ekskluziviteti” (mund të paguhet me shifra të larta).

Ish-“ylli” i Anglisë po planifikon t’i ofrojë dyfishin e pagës që Modric aktualisht merr në “Santiago Bernabeu”.

Me gjithë shfaqjen mesfushorit të ri të talentuar, Valverde, Modric mbetet një nga shtyllat e formacionit të Zinedine Zidane.

Gjatë këtij sezoni, kroati është aktivizuar në 23 takime, duke shënuar pesë gola dhe dhënë në pesë raste të tjera pasime vendimtare.

Një tjetër emër i madh, që synohet nga Inter Miami, sipas “Marca-s”, është Edinson Cavani, i cili mbeti në Paris pas dështimit të bisedimeve për t’u transferuar tek Atletico Madridi.

Uruguaiani do të jetë lojtar i lirë në përfundim të sezonit, kështu që Beckham mund të bindë lehtësisht t’i bashkohet skuadrës së re nga Florida me një pagë të majme.

Trajneri i Inter Miamit, Diego Alonso, ish-lojtar i Valencias, Malagas dhe Atletico Madridit, ka deklaruar se “ambicia” e ekipit të tij “është të përpiqet të fitojë titullin kampion në MLS që në debutim, ndërsa në vitin e dytë suksesi bëhet detyrim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.