E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet motivi i  atentatit të 26-vjeçarit në Shkodër
Publik News

Zbardhet motivi i atentatit të 26-vjeçarit në Shkodër

Publikohen emrat e të arrestuarve nga policia e Shkodrës pas plagosjes së një gruaje mbrëmje.

an Rexha 31 vjeç, nga Durrësi, Riad Xheladini 22 vjeç nga Maqedonia si dhe Ension Buraku 28 vjeç nga Durrësi janë tre të arrestuarit.

Mësohet se ata kanë qëlluar në drejtim të automjetit tip BMW me targa gjermane që i përket Mesad Metës, 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër. Ky person është konfliktuar me persona të tjerë kohë më parë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, siç mëson BalkanWeb.

Një atentat i ngjashëm i ka ndodhur Mersad Metës edhe në Gjermani.

Por kësaj radhe Mersad Meta i është kundërpërgjigjur po me armë tre të arrestuarve për ngjarjen. Nga plumbat mbeti e plagosur aksidentalisht në këmbë 35- vjeçarja me emrin Liljana Jeremia.

“Po nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin konflikte të hershme me njëri -tjetrin.Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një automjet që i përket shtetasit M. M”, tha policia sot në njoftimin për mediat. BW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.