Mamaqi mban pergjëgjesi vetëm përballë kuletës së vet,duke shkelur edhe kode që nuk duhen shkelur
Para se te shfaqej ne Bajram Curri filmi I LOVE TROPOJA, nje bashkeqytetar i vjeter (i fushes se artit), ishte kundra sulmeve qe po i beheshin filmit. Une personalisht isha kundra prezantimit qe i beri autori ne studion e Sonila Mecos. Mu duk nje ide ordinere e kapur ne nje ambjent ordiner dhe e shkruar brenda nates (vetem Dostojevski kishte shkruar me pare nje veper brenda nates).
Duke qene qe personalisht nuk jam fans i “humorit” dhe as i personazhit publik Mamaqi, nuk e kam pritur mire kete film. Personalisht mendoj se nje skenarist serioz kur bazohet ne dicka qe pretendohet se ka ndodhur, bën hulumtime rreth ngjarjes (kudoqofte). Ne rastin konkret, autori nuk e ka bere kete gje por direkt nga qoftet dhe rakia ka kaluar te lapsi dhe letra. Nje aprofesionalizem ekstrem ky. Pertej arsyeve apo interesave te drejtperdrejta apo te terthorta qe njerez te ndryshem kane ne kete rast kur mbrojne, lavderojne apo glorifikojne kete film, duhet pranuar unanimisht diçka: Ky film nuk promovon asgje te bukur qe ka Tropoja, perveç natyres (nese filmi do te ishte pa ze). Kthehemi te bashkeqytetari i vjeter te cilin e citova ne fillim.
Ai e kishte pare filmin dhe sot me tha mendimin e tij.
1. Nuk promovon asnje vlere te Tropojes dhe tropojaneve.
2. Tropojanet persa i perket kultures dhe intelektit, ky film i nxjerr prehistorik. (Injorantë të pashoq).
Per te dy keto vleresime ai dha arsyet e veta te ilustruara me kallximin e fragmenteve te filmit.
Tropoja eshte e te gjithe tropojaneve dhe te gjithe kane te drejte te gjykojne kur behet fjale per Tropojen, qofte edhe ne film. Personalisht jam kunder ketij filmi per arsyet qe kam spjeguar me siper. Humori eshte gjini e forte e te shprehurit ne art, ndoshta më fshikulluesi, prandaj nuk pajtohem me shprehjen: “Hë more se humor eshte, po ju s’e kuptoni humorin”! Sipas meje humori nuk ka per mision t’i beje njerezit te qeshin si budallai ne diell.
Humori percjell mesazh permes te qeshurave dhe nese i kushtohet rendesi te qeshurave te budallait ne diell pa e vrare mendjen per mesazhin, atehere ky nuk eshte humor, por prodhim artistik i keq dhe i demshem. Te jesh artist do te thote te kesh shume pergjegjesi perballe shoqerise!
Personalisht mendoj se personazhi publik Mamaqi mban pergjegjesi vetem perballe kuletes se vet dhe mbi gjithcka i intereson vetem suksesi financiar duke shkelur edhe kode qe nuk duhen shkelur. Ai nuk eshte i interesuar per Art por per Para!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



