Rama vizitë në Moskë më 26 shkurt
Ambasadori rus e ka diskutuar planin për vizitën e Ramës në Moskë shumë kohë përpara se të projektohej Presidenca e rradhës e OSBE e Shqipërisë. Ai që e ka zbardhur të plotë planin e Ramës për një vizitë të detajuar në Rusi ka qenë ambasdori rus në Tiranë, Karpushin.
Në një intervistë për Ora News ai është shprehur se ka diskutuar me Ramën për vizitën në Rusi.
“Vizita e Kryeministrit Rama në Moskë, patjetër është e mundur dhe madje është e nevojshme, por për të realizuar një udhëtim të tillë, është e domosdoshme siç u shprehët me të drejtë një axhendë solide, një axhendë substantive”, u shpreh Karpushin në intervistën e datës 22 Dhjetor 2016
Prononcimi i ambasadorit rus i datës 22 Dhjetor 2016
“Unë pothuajse para 1 viti, më datë 10 janar pata një takim personal me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ku diskutuam mundësinë e riaktivizimit të punës së komisionit ndërqeveritar Shqipëri-Rusi. Ramë dakord që shumë shpejt duhet caktuar edhe bashkëkryetari i këtij komisioni për palën shqiptare dhe që në atë moment unë u shpreha i gatshëm që pala ruse të japë propozimet e saj për axhendën e sesionit të radhës së këtij komisioni, përfshirë këtu edhe shqyrtimin e çështjes së Traktatit të bashkëpunimit, të miqësisë midis dy shteteve, i cili meqë ra fjal, për fat të keq akoma nuk është firmosur”.
“Kjo është një situatë shumë e çuditshme sepse Rusia ka traktate të tilla me të gjitha vendet e botës përveç Japonisë me të cilën kemi një kontest territorial por edhe me Japoninë kemi përparuar ndjeshëm në zgjidhjen e këtij problemi. Deri tani bashkëkryetari i komisionit ndërqeveritar për palën shqiptare nuk është caktuar dhe nuk ka asnjë progres në këtë drejtim. Vizita e Kryeministrit Rama në Moskë, patjetër është e mundur dhe madje është e nevojshme, por për të realizuar një udhëtim të tillë, është e domosdoshme siç u shprehët me të drejtë një axhendë solide, një axhendë substantive, përfshirë këtu pse jo, edhe nënshkrimin e dokumenteve dy-palëshe”.
Sipas informacioneve zyrtare, Rama do të vizitojë Rusinë më 26 shkurt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



