Ndarja nga jeta e Pagarushës, Basha: Zambaku i Shqiptarisë, këngëtarja e preferuar e nënës time
Bashke me ngushellimet, e duke e quajtur ate, Zambaku i Shqiptarise, Basha thekson se “Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!”
Postimi i Bashës
Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqiptare znj. Nexhmije Pagarusha.
Zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, sepse Pagarusha është këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë në momente të lumtura dhe të vështira.
Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë! Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



