E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merkel uron Albin Kurtin për detyrën e re
Publik News

Merkel uron Albin Kurtin për detyrën e re

Në një njoftim për shtyp të qeverisë gjermane të publikuar të shtunën, kancelarja Merkel ka uruar përzemërsisht kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin për detyrën e re.

Më tej në urimin e saj, Merkel thekson, se “para jush dhe qeverisë tuaj ndodhen detyra të vështira”.

Kancelarja gjermane përmend ngritjen e forcimin e shtetit ligjor në Kosovë, luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, përmirësimin e gjendjes ekonomike si “hapa qendrore për forcimin e perspektivës europiane të Kosovës.” Por ajo thekson veçanërisht “dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë” si detyrat e rëndësishme të qeverisë së re.

Në urimin për zotin Kurti, kancelarja gjermane thekson edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë në këtë rrugëtim të Kosovës drejt Bashkimit Europian. “Qeveria gjermane do të vazhdojë edhe më tej t’iu mbështesë në këtë rrugë.”

“Gëzohem t’iu pres në Berlin dhe iu uroj fat e suksese në realizimin e detyrave para jush”, e përfundon Merkel urimin e saj për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.