E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria merr Airbus A319 për udhëtimet e kryeministrit
Lajme

Qeveria merr Airbus A319 për udhëtimet e kryeministrit

“Të dashur bashkë-vuajtës, po ju prezantojmë me avionin personal të Qeverisë shqiptare…”, Kështu e nis denoncimin e saj në Facebook, nisma “Thurrje”, duke postuar njëkohësisht edhe fotografinë e një avioni me ngjyrat e flamurit shqiptar, e ku veç “Albania”, dallohet dhe emërtimi tjetër i tij: “Ismaili”.

“ Qeveria shqiptare ka blerë një avion për veten e vet. Është një Airbus A319, i përshtatur për avion qeveritar, me kushte ultra-luksoze që tani është i parkuar në Rinas”, vazhdon më post denoncimi i “Thurje”.

Sipas kësaj nisme: “Deri më sot, qeveria, për udhëtimet jashtë shtetit, përdorte avionët e linjave të zakonshme. Por, mesa duket, Kryeministri është mërzitur duke udhëtuar në një avion me popullin, prandaj porositi këtë avion personal vetëm për veten e vet.

E pra, qeveria e vendit më të varfër në Europë, ku njerëzit po largohen dita ditës, që ka mbi 10.000 familje pa një çati mbi kokë, që po lyp lek nëpër botë sepse ka një faturë 1 miliardë Euro dëme nga tërmeti, që ka pensionet më të ulta në Europë, që këtë vit as nuk i ka indeksuar pagat e mësuesve, policëve, infermierëve etj., me justifikimin që buxheti s’ka lekë, e pra kjo qeveri ka blerë një avion për qejfin e vet.. me lekët tona!

Ky është abuzim i frikshëm! Kjo e lë në bisht dhe KÇK-në. Kjo është KÇTDP (kap ça të dalë para).I duhet dhënë fund!”, thuhet në mesazhin denoncues të nismës “Thurje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.