E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
3 muaj pas daljes nga kampi i ferrit, Alvin Berisha ka ndryshuar kaq shumë
Publik News

3 muaj pas daljes nga kampi i ferrit, Alvin Berisha ka ndryshuar kaq shumë

Pas kthimit nga Siria, ku kishte qëndruar në kampin Al Hol, Alvin e kishte të nevojshëm operacionin.

Tashmë gjendja e tij është e mirë dhe 3 muaj pasi ka dalë nga kampi i ferrit ai duket shumë ndryshe.

Vogëlushi ka shtuar disa kile më shumë dhe në fytyrën e tij shihet qartë lumturia.

Alvinit i shkëlqejnë sytë dhe pas 5 vitesh të vështira më në fund po kalon ditë si të gjithë fëmijët e tjerë.

Historia e Alvin Berishës u bë publike disa muaj më parë, pasi i ati kërkonte kthimin e  të birit në Itali.

Alvin ishte marrë nga e ëma drejt kampit Al Hol dhe pas një shpërthimi ajo kishte ndërruar jetë, ndërsa Alvin për fat të mirë mundi të shpëtojë.

Ai u bashku me familjen tij në nëntor të vitit që lamë pas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.