E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Ofensivë mbi gjyqtarët, dërgim pas hekurave
Publik News

Rama: Ofensivë mbi gjyqtarët, dërgim pas hekurave

Qeveria dërgon në Kuvend të gjitha ligjet e paketës anti-KÇK. Sot, votohet për të futur me procedurë të përshpejtuar edhe drafti për agjencinë që administron pronat e konfiskuara nga krimi. Projektligji, që shton fuqitë e ministrit të Brendshëm, pritet të votohet bashkë me aktin normativ më 5 mars.

Në fjalën e tij në seancën e sotme, Kryeministri Rama u shpreh se paketa kundër KÇK-së e fut thikën në zemër të krimit të organizuar. Ai pranoi se Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, që drejtohet nga njeriu i tij, Artur Metani, do ndërmarrë një ofensivë të pashembullt mbi gjyqtarët.

“Ne kemi vendosur të ndërmarrim një ofensivë shembullore si asnjëherë më parë, në të dyja anët e medaljes. Në anën e medaljes që është pasqyrë e fuqisë financiare të krimit të organizuar dhe në anën e medaljes që është pasqyrë e krimit në sistemin e drejtësisë.

Sot ne i japim një fuqi të re ILD duke i dhënë mundësi inspektorit të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve kriminale të gjykatësve, duke kërkuar brenda 3 ditëve pezullimin e tyre nga detyra. I hapim rrugë fillimit menjëherë të hetimeve për gjykatësit në fjalë. Këtyre do t’iu bëhet me keq se vetingu kur KÇK të materializohet me një vendim.

Gjithashtu, menjëherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin pas hekurave, bashkë me shokët. Nuk do të ketë më lojë ‘macja dhe miu’, dhe ku në këtë lojë opinioni publik nuk di më çfarë të besojë”, tha Rama.

“Ofensiva që po bëjmë nuk është një lojë dhe asnjë nga aksionet e radhës, por një operacion që e fut thikën m’u në zemër të krimit të organizuar, duke goditur pasurinë. Burgu për këta nuk mjafton, pasi duhen zhveshur nga pasuria”, u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.