Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, policia jep detajet
Ne nje reagim paraprak bëhet me dije se nuk ka të lënduar por po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shkoder/ Informacion Paraprak
Më datë 12.02.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Parruce, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet .
Nga verifikimet e bëra nga policia nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



