E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RENEA dhe FNSH zbarkojnë befasisht në Elbasan
Publik News

RENEA dhe FNSH zbarkojnë befasisht në Elbasan

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar nga ana e drejtorisë së policisë Elbasan në këto momente.

Rreth 100 punonjës policie të mbështetura nga disa grupe të FNSH, skudrës Shqiponja dhe oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik janë angazhuar në këtë operacion të papritur.

Sipas Abc News, operacioni ka për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në qarkun e Elbasanit.

Operacioni ka një shtrirje të gjerë dhe priten të ketë disa të arrestuar, ndaj të cilëve Gjykata e këtij rrethi ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg në mungesë’.

Efektivët e rendit kanë zbarkuar në lokale të shumta, ku kanë kontrolluar imtësisht çdo skutë për të gjetur gjurmë apo sende që mund të çojnë në prangosjen e perosnave të dyshimtë.

Gjatë kontrollit mësohet se efektivët kanë kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të lokaleve të ndryshme, sidomos në ato që dyshohen se në mënyrë të fshehtë, organizojnë lojërra fati.

Policia ka ndërmarrë disa aksione blitz në qytetin problematik të Elbasanit por pa korrur ndonjë sukses konkret në asnjërin prej tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.