E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studentet e Vlorës në protestë: Megaskandal, të hetohet lidhja me qeverinë
Publik News

Studentet e Vlorës në protestë: Megaskandal, të hetohet lidhja me qeverinë

Studentët shqiptarë në Vlorë, janë ngritur në protestë pas kapjes së sasive të mëdha të amiantit kancerogjen, në dhjetëra fuçi me substance të rrezikshme në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë.

Me pankarta në duar me mbishkrimin “mos na helmoni”, studentët bëjnë thirrje për hetimin e asaj që e quajnë “megaskandal”.

 

9dfbef1e-19bc-4e77-9755-69a84b7b16e0

“Çdo lajm tjetër, si çdo skandal tjetër i Rilindjes, duhet parë lidhja me qeverinë që ka ky megaskandal, ky veprim antishqiptar dhe anti njerëzor. Ju lutem të jemi të përgjegjshëm, mos të kalojë kjo gjë. Nëse shqiptarët do ta dinin se çfarë po ndodh, do të dilnin të gjithë. Ne jemi këtu sot për të sensibilizuar, thirrje të gjithë qytetarëve që të protestojnë”, thotë një studente.

Për rastin në fjalë, policia ka arrestuar deri më tani 6 persona,  ndër të cilët Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.

15e005b8-0eb2-4a22-b19a-654289f75988

Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “mos na helmoni”. Studentët e kanë cilësuar këtë rast si një megaskandal dhe sipas tyre duhet parë lidhja që ka ky skandal me vetë qeverinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.