Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës
Drejtori i Spitalit të Kavajës, Perparim Daiu ka dhënë dorëheqjen.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar drejtorin e spitalin të ndërmarrë këtë akt.
Kujtojmë që dorëheqja e Përparim Daiut, vjen pak ditë pas lajmeve për karantinë në spitalin e Kavajës, nëse do ketë raste me koronavirus në Shqipëri.
Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi se ngritja e një karantine për koronavirusin në mes të një qendre të banuar është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
‘I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin. Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!’, shkruan ndër të tjera Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD.
Ndërkohë dje, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino, mohoi që qendra shëndetësore në Kavajë do të përdorej si karantinë, ndërsa shtoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin e personave të infektuar me këtë virus.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



