E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministria e Shëndetësisë: Asnjë i konfirmuar me koronavirusin COVID-19
Publik News

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë i konfirmuar me koronavirusin COVID-19

Ministria e Shëndetësisë informon se në mbrëmje ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për koronavirusin COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID-19 në vendin tonë dhe janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komuntare të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut.

Masat e marra në vendin tonë

Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Deri tani në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar 8 raste të dyshuara dhe pas testimit kanë rezultuar negative. Diagnoza e plotë e COVID-19 kryhet pranë Laboratorit të Virologjisë në ISHP, i vetmi në vend i ccertifikuar nga OBSH.

Me konfirmimin e COVID-19 në Itali në pikat tona kufitare janë shtuar masat e kontrollit dhe monitorimit dhe vetëm në 24 orë janë monitoruar 4700 persona që vinin nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, përfshirë dhe Italinë.

Strukturat e shëndetit publik do të minitorojnë zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në këtë situatë. Po ashtu ekspertët e Task Forcës apelojnë që qytetarët të jenë të vëmendshëm ndaj higjenës vetjake me qëllim shmangien e rrezikut të COVID-19. Është shumë e rëndësishme që të qytetarët të marrin masa të shtuara higjieno-sanitare:Që nga larja e shpeshtë e duarve, përdorimi i një shamie letre ose grushtit të brrylit kur teshtin dhe jo duart, minimizimi i prekjes me dorë të hundës, gojës dhe syve si dhe përdorimi i maskave vetëm në rastet kur jeni të sëmurë apo ndihmoni njerëz që janë të sëmurë. Nuk rekomandohet përdorimi i maskave për pjesën tjetër të qytetarëve, të gjitha këto rregulla ndihmojnë në ruajtjen ndaj infektimit me koronavirus.

Task Forca raporton se po vijohet me forcimin e masave për kontrollin dhe parandalimin e koronavirusit COVID-19 me dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore dhe monitorimin e pasagjerëve nga ekipi shëndetësor nëpërmjet matjes së temperatures.

Po vijohet me rritjen e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.

Task Forca raporton se masat e paracaktuara për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë.

Gjithashtu siç është bërë me dije, tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që është një strukturë spitalore, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së cdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në frymën e transparencës do të ketë komunikim të përditshëm me publikun, duke ftuar dhe qytetarët t’i referohen informacioneve zytare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.